Studimet e fundit nuk japin sinjale pozitive në lu ftën kundër koronavirusit. “Me variantin Delta që është përhapur frikshëm në botë është e pamundur që të arrihet imuniteti i tufës për njerëzimin”, është shprehur në një deklaratë të fundit kreu i Kërkimeve për Vaksinat në Universitetin ë Oksfordit, Andrew Pollard. Sipas tij, të dhënat kanë treguar që vaksina nuk e ndalon dot shpërndarjen e këtij varianti të COVID-19. Mutacioni indian ende do të vazhdojë të infektojë njerëz që janë të vaksinuar dhe kjo do të thotë gjithashtu se edhe të pavaksinuarit do të preken. “Dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë për të ndaluar transmetimin e virusit”, tha Pollard.

Ky i fundit është shprehur se ndryshe nga pandemitë e tjera ku vaksinimi i 95 % të popullsisë arrin të ndalë infeksionin, Delta është më i fuqishëm, shumë herë më i transmetueshëm dhe mund të infektojë ëdo individ të vaksinuar. Pra vaksinat pritet të luajnë një rol të rëndësishëm për të mbajtur ritmet e zakonshme për përhapjen e virusit, por jo t’i sigurojnë një mbrojtje totale njerëzve. Të gjitha gjasat janë që virusi të prodhojë një variant tjetër që mund të jetë më agresive mes popullsive të vaksinuara.

Prandaj nuk mund të shpresohet që të arrihet imuniteti i tufës mes të vaksinuarve. Gjithashtu kreu i Kërkimeve për Vaksinat foli edhe për debatin e fundit që po bëhet në Britaninë e Madhe për vaksinimin e fëmijëve mbi 12 vjeç. Ai rekomandon që të marrin dozat pasi kjo grupmoshë ka kontakt direkt me të rriturit duke i vënë këta të fundit në rrezik serioz.