Më shumë se 99.99 për qind e personave të vaksinuar plotësisht kundër Covid-19, i kanë shpëtuar hospitalizimit apo vde kjes pas infektimit me koronavirus. Lajmin e bën të ditur CNN, pas analizimit të të dhënave të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Deri më 2 gusht, më shumë se 164 milionë njerëz në SHBA ishin të vaksinuar me të dyja dozat.
Më pak se 0.001 për ind e këtyre individëve, apo 1507 persona kishin humbur jetën dhe më pak se 0.005 për qind ishin shtruar në spital si pasojë e Covid-19. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve publikoi të dhënat mbi rastet e infektimit te personat e vaksinuar më 26 korrik, apo raste depërtuese, siç janë pagëzuar.
Gati tre e katërta e të gjitha ‘’rasteve depërtuese’’, janë vërejtuar mes personave mbi 65 vjeç. Në SHBA po përdoren vaksinat me anë të Pfizer dhe Modernës dhe ajo me një dozë Johnson and Johnson.