Gazetari shqiptar që jeton në Britani, Ben Manaj, ka komentuar intervistën e kryeministrit Edi Rama për BBC, dhënë një ditë më parë.
Ja çfarë shkruan ai: “Një intervistë mjaft dinjitoze e Ramës dhënë BBC që ngre lart imazhin e Shqipërisë për një audience që nuk na njeh sa duhet dhe na paragjykon si komb!
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median britanike BBC në lidhje me strehimin e agfanëve në Shqipëri duke theksuar se ne kemi qenë dikur në vendin e tyre. Rama theksoi se Evropa Perëndimore i ka harruar lu ft ërat dhe i sheh vetëm në dokumentarët në Netflix. I pyetur nëse afganët do të jenë barrë për Shqipërinë, kryeministri kujtoi kohën kur ishte Ministër Kulture dhe në Shqipëri u strehuan rreth gjysmë milioni refugjatë nga Kosova, përvojë që e cilëson se “na ndihmoi moralisht”.
Ndër të tjera, theksoi se është e rëndësishme që të shpëtohen njerëzit duke thënë se dhe shqiptarët e kanë jetuar regjimin e njëjtë si të talebanëve, ndaj duhen ndihmuar pasi në të kundërt do të etiketohen si tradhtarë, që në atë regjim nënkupton vd ekjen. Mesazhi i vetëm që dha për Europën është se “ne duhet t’u gjendemi atyre që kanë punuar me ne dhe janë mijëra e mijëra, e mijëra, e mijëra të cilëve duhet t’u gjendemi krah sot, jo përgjatë shumë viteve, por ato mund të mbyllen, mund të bëjnë ç’të duan.”