Italia e ka bërë të detyrueshme pasaportën e vaksinimit, dhe kjo përfshin mësuesit, por po ashtu edhe të gjithë ata që përdorin transportin publik të brendshëm , qoftë atë në trena, ajror dhe detar. Pasaporta e vaksinimit është një shtesë e certifikatës dixhitale të Covid të BE -së, dhe tashmë do të kërkohet nga e Premtja për të hyrë në kinema, muze dhe në ambiente e brendshme sportive të brendshme, madje edhe për të ngrënë në restorante. Dokumenti dëshmon se personi ose është vaksinuar me të paktën një dozë, ose është shëruar nga Covid-19 brenda gjashtë muajve të fundit, dhe ka dalë negativ në 48 orët e fundit.

Sipas dekretit të ri ligjor, stafi i shkollës dhe universitetit do të kenë nevojë për këtë dokument, dhe e njëjta gjë vlen edhe për studentët. Të gjithë ata mësues që për pesë ditë rresht nuk e paraqesin pasaportën e vaksinimit do të pezullohen dhe nuk do të marrin pagën. Pasaporta do të jetë e detyrueshme për fluturimet e brendshme, trenat dhe disa shërbime tragetesh që nga 1 shtatori.

Ministri i shëndetësisë Speranza tha se kjo gjë është kyç për të frenuar rritjen e rasteve të Covid-19, ndërsa u bëri thirrje italianëve të vazhdojnë të vaksinohen.
Janë një sërë shtetesh në Europë që kanë bërë të detyrushëm vaksinimin për të marrë pjesë në aktivitete publike, për të hyrë në kinema, apo edhe për të darkuar në restorante. Ky vendim është marrë tashmë nga New Yorku, Danimarka Belgjika, Franca e Italia, ndërsa po diskutohet edhe në Greqi.