Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 6.596 raste të reja me koronavirus nga 215,748 teste të kryera. Autoritet e Shëndetit në vend bënë të ditur gjithashtu se si pasojë e sëmundjes Covid-19 e humbën jetën edhe 21 qytetarë.

Të total, që nga fillimi i pandemisë, bilanci i vik timave ka shkuar në 128.136. Në kujdesin intensiv ndodhen të shtruar, sipas raportimeve të mediave në vend, 260 pacientë (+2) ndërsa 3,565 janë shëruar. Shkalla e pozitivitetit për sot ishte 3.1%.
Numri i të shëruarve në vend është 4,14 milionë prej të cilëve, 3,565 janë shëruar vetëm sot. Kurse, rastet aktive janë 97,220 .