Izraeli po përgatitet të shkatërrojë rreth 80,000 doza të vaksinës Pfizer pasi skadon afati i ruajtjes së tyre.
Më parë, shteti hebre kishte shpëtuar rreth 700,000 doza gati të skaduara duke i dërguar ato në Korenë e Jugut në një marrëveshje shkëmbimi.
Edhe pse fushata e saj për të vaksinuar izraelitët e moshuar me një dozë të tretë përforcuese sapo ka filluar, autoritetet shëndetësore janë gati të hedhin në kosh mijëra doza vaksinash që skaduan në fund të korrikut, njoftuan mediat izraelite.