“Përputhen” do të rikthehet sërish në ekranin e “Top Channel-it” dhe të gjithë kanë vetëm një pyetje: A do e prezantojë sërish Bora Zemani apo ndonjë moderatore tjetër?
Vetë Bora i ka dhënë fund dilemës, duke treguar se ajo do të jetë në krye të programit edhe këtë sezon. Moderatorja ka publikuar në rrjete sociale një video ku shprehet se është shumë entuziaste për ‘Përputhen 3’.
“Jam super entuziaste për sezonin e ri të Për’puthen. Ka pasur shumë pyetje te Instagrami i Olsës po Bora a do jetë, po Bora a do jetë. Po do jem more, do jem, normal që do jem”, është shprehur Bora.