Jessie J nuk do të nxjerrë asnjë album apo këngë të re derisa të shërohet nga sëmundja që vuan. Krijuesja e hitit “Price Tag” tha sa adhuruesit e saj duhet të presin derisa ajo të bëhet mirë për një projekt të ri muzikor. Këngëtarja po përballet prej disa muajsh me një problem shëndetësor, që i shkakton dhimbje dhe duke ndikuar dhe në zë, edhe pse akordet e saj vokale nuk janë problemi.
Jessie J Sets Record Straight About Mystery Illness Diagnoses That May Leave Her Partially Deaf “Dje u përpoqa të këndoja një këngë që zakonisht mund ta këndoj me lehtësi, dhe nuk munda. Çështja që kam nuk është zëri im, por po ndikon në zërin tim. Dhe… unë qava. Për orë të tëra”, u shpreh këngëtarja pak ditë më parë.