Shqipëria nuk është i vetmi vend i rajonit që ka rënë viktimë i atij që duket se do të jetë viti më i nxehtë në historinë e njohur. Mëngjesin e sotëm, mediat raportojnë se flakët kanë hyrë në periferi të Athinës, ku ushtria dhe zjarrëfikësit vendas po lu fto jnë për të shpëtuar një lagje të tërë. Një kordon zjarri ka rrethuar malin Parnitha, 30 kilometra në veri të kryeqytetit, duke shka të rr uar dhjetëra shtëpi dhe duke mbytur me tym të zi Athinën. Deri më tani, mbi 300 persona janë evakuuar, ndërsa policia është duke shpërngulur aktualisht 70 persona të tjerë, shtëpitë e të cilëve janë direkt të k ërc ënua ra nga flakët. Midis të evakuuarve edhe një kamp veror për fëmijë, nga ku janë larguar disa dhjetëra të mitur.

Sipas autoriteteve, aktualisht ka mbi 40 vatra aktive në të gjithë vendin. Në Turqi, flakët në bregdetin e jugut të vendit raportohen jashtë kontrollit. Me dhjetëra hektarë territor janë përfshirë nga flakët, tetë persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë evakuuar. Midis të shpërngulurve janë edhe 4.100 turistë të dy resorteve turistike, të ndodhura në zonën e flakëve. Në Maqedoninë e Veriut, ushtria, policia dhe zjarrëfikësit po tentojnë të ndalojnë përhapjen e flakëve në drejtim të qytetit të Koçanit.

Në skajin e kë rcën uar nga zjarri disa dhjetëra shtëpi janë evakuuar. I gjithë qyteti qëndron në gatishmëri për t’u larguar nëse flakët nuk do të mund të ndalohen në kohë. Në Serbi, forcat janë mobilizuar në një zonë të gjerë pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut. Flakët atje, të ndihmuara nga shkurret dhe barishtet e thata raportohet të jenë duke zbritur nga malet në zona të banuara e lu ft a po bëhet për të mos lejuar që diçka e tillë të ndodhë. Në Bullgari, Kroaci dhe Italinë e Jugut janë me dhjetëra vatra të tjera zjarri, të cilat kanë vendosur në alarm autoritetet vendase dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, si dhe qindra të shpërngulur.

Viti 2020 hyri në histori si një ndër tre vitet më të nxehta të historisë, që kur temperaturat kanë nisur të maten në 200 vitet e fundit. Megjithatë, 2021 duket se do të thyerë rekordin e vendosur vetëm një vit më parë. Në të gjithë rajonin, temperaturat kanë prekur rekordin e 43 gradë Celcius, ndërsa në Turqi u arrit temperatura më e lartë që prej vitit 1961, me 49.1 gradë Celcius në qytetin e Cizres, pranë zonave të prekura nga flakët. I nxehti ekstrem ka krijuar kushte të favorshme për sh përt himin e zjarreve. Është për të ardhur keq pasi në shumicën e rasteve, zjarret shkaktohen nga praktika e zjarrvënies së qëllimshme.