Juventusi ka arritur të bëjë një lëvizje në limitet e merkatos, duke siguruar një talent shumë të spikatur në Holandë. Mohamed Ihattaren lë PSV dhe firmos me Juventus.

Gjithsesi, fantazisti nuk do bashkohet menjëherë me Juventusin, por do shkojë menjëherë në huazim te Sampdoria, që i siguron më shumë minuta dhe eksperiencë.

19-vjeçari kishte kontratë edhe një vit me PSV dhe kishte refuzuar rinovimin. Transfermarkt e vlerëson Ihattaren 12 milionë euro në merkato.