Tashmë marrëveshja është arritur. Mesfushori italian, Manuel Locatelli do të jetë lojtar i Juventusit nga ky edicion. Marrëveshja mes dy klubeve është arritur më në fund pas disa javësh negociata.

Juventusi do të paguajë 35 milionë euro plus bonuset për shërbimet e italianit që do të jetë pjesë e “Zonjës së Vjetër” deri në qershor të vitit 2026. Njoftimi zyrtar nga Juventusi pritet të bëhet në ditët në vazhdim.