Nga një gol për pjesë i ka mjaftuar Juventus për të mundur Monza-n e Berlusconi-t dhe Galliani-t, dhe për të fituar Trofeun Berlusconi.
Pa Cristiano Romnaldo-n dhe disa mungesa të tjera në formacion, skuadra e Massimiliano Allegrit e ka fituar sfidën me rezultatin 2-1.
Një gol magjik i Ranochia-s ka hapur ndeshjen në minutën e 13-të, ndërsa Kulusevski ka dyfishuar në të 53-ën, duke përfituar nga një pakujdesi e mbrojtjes.
Monza ka rihapur sfidën tri minuta para fundit me një gol të D’Alessandro-s, por nuk ka arritur ta shmangë humbjen.