Juventusi i ri i Allegrit fillon nga Udine, ku bardhezinjtë do të dalin në fushë për javën e parë të Serie A. Cristiano Ronaldo pushoi në ndeshjen e fundit miqësore, por do të jetë rregullisht në fushë në “Dacia Arena”.

Për ta përfunduar tridentin sulmues, bashkë me portugezin do të rreshtohen edhe Federico Chiesa e Paulo Dybala. Ky i fundit ka shumë të ngjarë të mbajë shiritin e kapitenit, pasi Chiellini duhet ta fillojë nga stoli për t’i bërë vend De Ligt dhe Bonucci.

Danilo është favorit ndaj Cuadrado si mbrojtës i djathtë, ndërsa Alex Sandro do të veprojë në anën tjetër. Në mesfushë mbeten jashtë Arthur dhe Rabiot, të lënduar, si dhe McKennie i pezulluar. Në “regji”, pra, do të jetë akoma radha e Ramsey, ndërsa Bentancur dhe Bernardeschi në të dyja anët e këtij reparti. Locatelli, i sapoardhur dhe jo në formën e tij më të mirë, do të jetë në stol.

Udinese, e cila humbi Musso dhe De Paul, do të dalë në fushë me klasiken 3-5-2, në të cilën Okaka do të bashkohet me Pussetto. Në mesfushë, Pereyra dhe Makengo, së bashku me Walace. Mbrojtja prej tre personash e përbërë nga Becao, Nuytinck dhe Samir, para portierit të ri Silvestri.

Ja formacionet e mundshme:
UDINESE (3-5-2): Silvestri; Becão, Nuytinck, Samir; Molina, Pereyra, Walace, Makengo, Udogie; Pussetto, Okaka.
JUVENTUS (4-3-3): Szczesny; Danilo, Bonucci, de Ligt, Alex Sandro; Bentancur, Ramsey, Bernardeschi; Chiesa, Dybala, Cristiano Ronaldo.