Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën me një video ku shihen pamjet me dron nga ishulli i Shurdhahut në lumin Drin.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ kreu i qeverisë thekson se ky është një destinacion spektakolar që duhet vizituar.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES dhe me këto pamje të ishullit të Shurdhahut (Sarda) në lumin Drin një destinacion spektakolar për tu vizituar, ju uroj një të dielë të mbarë.