Juventus është në kërkim të një sulmuesi cilësor, për të kënaqur trajnerin Massimiliano Allegri. Emri i zgjedhur nga bardhezinjtë është ai i Gabriel Jesus, për të cilin po përgatitet një sulm i ri.

Oferta e re e torinezëve për Manchester City-n, siç ka shpjeguar calciomercato.com, parashikon përfshirjen e Ramsey në operacion.

Kostoja totale e operacionit shkon 50 milionë euro: 10 milionë euro për huazimin e brazilianit dhe 20 milionë euro për të drejtën e blerjes plus kartonin e uellsianit që vlerësohet 20 milionë euro. Një shumë që mund të kënaqë City-n, por që mund të kërkojë Rabiot në vend të Ramsey.