Luiza Gega për herë të parë kaloi në finale në Lojërat Olimpike. Një rezultat historik për atletikën dhe sportin shqiptar në tërësi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gega tregon emocionet e kësaj gare. Luiza Gega ka arritur të shkëlqejë në garimin e saj në 3000 metra me pengesa në Lojërat Olimpike teksa u rendit e pesta në baterinë e dytë me kohën 9:23:85. Ajo ka bërë historinë dhe për herë të parë në historinë e sportit tonë, një atlete shqiptare ia ka dalë që të jetë në finalen e Lojërave Olimpike
Postimi i Luiza Gegës
“Thjesht një vajzë në finale të LOJËRAVE OLIMPIKE Tokyo2020. Dhe ku, për herë të parë sporti i atletikës shqiptare shkon në një finale olimpike. Uroj shumë ta kem këmbën e mbarë! Sa shumë do të thotë kjo për mua, doja të kisha një kujtim të bukur nga këto lojëra dhe ia dola. Jam lodhur shumë për të qenë këtu, por kur ti e realizon atë që do, çdo lodhje ia vlen dhe emocionet që merr nuk mund t’i blesh me asgjë.
Faleminderit pa masë të gjithëve, për urimet që më keni dërguar. Dhe faleminderit nga zemra të gjithëve atyre që më mbështetën në rrugëtimin tim dhe besuan tek unë!”