Eli Fara u akuzua se ka përfituar nga posti si Drejtoreshë në Ministri për të bërë udhëtime të cilat paguheshin nga taksat e qytetarëve. Pas akuzave që u bënë ndaj këngëtares, ajo ka reaguar disa herë, duke sqaruar se nuk ka firmosur kurrë në asnjë border si drejtoreshë dhe se udhëtimet i ka bërë vetëm për koncerte, por sihurisht me paratë e saj.
Mes komenteve të shumta që Eli Fara mori në rrjete sociale, atë e ka tërhequr njëri prej tyre, ku një ndjekëse i shkruante: “Mos ta ndjejë për këto barbone e barbona… Ke qenë e punësume, ke marrë rrogën si gjithë të tjerët dhe kush do me hongër m*t, le të hajë. Më fal për shprehjen”.
Këngëtarja i ka kthyer përgjigje ndjekëses, duke sqaruar edhe një herë se nuk ka qenë e punësuar. Nuk kam qenë e punësuar dhe nuk kam marrë asnjë rrogë, këtu është problemi! Kanë shkalluar njerëzit!, shkroi Eli Fara.
Media të ndryshme në vend kanë publikuar artikuj, përmes të cilëve pretendojnë se këngëtarja shqiptare Eli Fara ka marrë 8 vite pagë si drejtoreshë në 2 ministri, duke përfituar 65 udhëtime pune me asokohe ministrin Fatmir Mediun.
Sipas portaleve në fjalë, Mediu dhe vartësja Eli Fara, në 23 raste kanë udhëtuar bashkë në Amerikë dhe në 42 herë të tjera në vendet e Bashkimit Europian, si ‘udhëtime pune’. Por çdo gjë u hodh poshtë nga ish-zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit dhe të Mbrojtjes, të cilët u shprehën se ajo nuk ka qenë kurrë e punësuar në administratë.