Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në Facebook një video ku tregohet puna që po vijon të zhvillohet për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës. Kryeministri Rama është shprehur se puna në kantierin e Unazës së Madhe të Tiranës vijon pa pushim.
Rama ka theksuar se është drejt përfundimit Galeria numër 5 në unazën perëndimore, në nyjën e Sheshit Shqiponja. Gjithashtu, ka shtuar Rama, në lotin 2 ka përfunduar edhe ndërtimi i nënkalimit në zonën e Astirit dhe ndërtimi i rrugëve paralele.
“Kantieri i Unazës së Madhe i Tiranës, papushim në punë. Drejt përfundimit Galeria numër 5 në unazën perëndimore, në nyjën e Sheshit Shqiponja. Në lotin 2 ka përfunduar edhe ndërtimi i nënkalimit në zonën e Astirit dhe ndërtimi i rrugëve paralele”, ka shkruar Rama në tekstin bashkëngjitur videos. Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.