Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka urdhëruar komandantët ushtarakë që po lehtësojnë evakuimin nga Kabuli se nuk dëshiron të shohë asnjë vend bosh në avionët që transportojnë afganët, të cilët po dynden në aeroport për t’u larguar nga frika e hakmarrjes së talebanëve. Biden e bëri të qartë se dëshiron që çdo avion që ngrihet nga aeroporti të jetë me kapacitet të plotë.
Gjeneral Majori amerikan Hank Taylor u tha gazetarëve të enjten se në 24 orët e fundit, 13 aeroplanë ushtarakë amerikanë “C-17” mbërritën në Kabul me “trupa dhe pajisje shtesë“. Shtëpia e Bardhë tha të mërkurën se ushtria amerikane evakuoi afërsisht 1800 individë në 10 “C-17”, megjithëse Pentagoni ka thënë se qëllimi i tij është të evakuojë 5000 deri në 9000 njerëz në ditë. Që nga 14 gushti, qeveria amerikane ka evakuuar gati 7000 njerëz.