Mbrëmjen e djeshme, Jasmina Kadriu vendosi që të bënte një lojë me ndjekësit e saj në “Instagram”. “A keni ndonjëherë…?”, ishte kutia që ajo la në “Instastory” dhe më pas fansat do të bënin pyetjet e tyre.
Ish-konkurrentja e “Për’puthen” do të përgjigjej shkurt me “po, jo ose ndoshta”. E siç ndodh zakonisht pyetjet kanë qenë të shumta dhe të ndryshme. Përmes këtyre pyetjeve, Jasmina ka treguar se nuk ka tradhtuar asnjëherë dhe se nuk është ndarë nga i dashuri. Madje ka zbuluar se nuk lidhet me një djalë që është i lidhur me dikë tjetër.
Biseda me ndjekësit e saj: A ke tradhtuar ndonjëherë? Jo. Ke menduar të kthehesh me ndonjë ish-të dashur? Jo. Je ndarë nga i dashuri? Jo. Ke ngacmuar të dashurin e dikujt? Nuk ingranohem nga ideja e të pasurit të diçkaje që është i arritshëm. Siç e marr unë mund ta marrë dikush tjetër! Kështu që ç’e do diçka momentale?