Olimpia Smajlaj është një ndër vajzat më seksi që shfaqet në ekranet shqiptare. Përveç linjave perfekte, ajo identifikohet edhe me zërin “rrock” dhe të veçantë.

Mirëpo, Olimpia u bë edhe më e njohur për publikun, falë pjesëmarrjes prej dy sezonesh në emisionin Xing me Ermalin, ku ishte pjesë e bandës muzikore.

Në një intervistë nga Shiroka, për Edicionin Veror, ajo zbuloi shumë të pathëna, nga kujtimet në Shkodër dhe jeta e saj private.

Madje në një moment pjesë e intervistës u bë edhe nëna e saj, me të cilën këngëtarja kishte një ngjashmëri shumë të madhe.

E pyetur se si e ngacmojnë djemtë shkodranë, Olimpia u përgjigjë plot humor: T’hanksha zemrën.