Të gjithë ne mund të gënjejmë në disa raste, por e rëndësishme është kur e bëjmë për mirë dhe jo për të lënduar dikë. Në fakt disa shenja të horoskopit gënjejnë dhe manipulojnë për përfitimet e tyre. Në një situatë të vështirë, disa prej shenjave gënjejnë për të dalë nga situata apo për t’u dukur mirë tek të tjerët. Sipas astrologjisë, disa shenja të zodiakut janë më të prirura për gënjeshtra se të tjerat. Janë 6 shenja, dhe disa prej tyre si akrepi dhe peshorja, nuk e bëjnë me qëllim të keq. Por ‘kujdes’ nga binjakët dhe ujori.

1-Binjakët-Sipas astrologjisë, Binjakët janë gënjeshtarët më të mëdhenj. Njerëzit e lindur në këtë shenjë të zodiakut kanë aftësi të jashtëzakonshme për të krijuar lidhje sociale, dhe në disa raste duke mbajtur njerëz pas vetes me gënjeshtra . Binjakët duan të flasin dhe të ritregojnë ngjarjet, edhe të bëjnë thashetheme, por fjalët që dalin nga goja e tyre shpesh mund t’i vënë në telashe.

2-Peshorja-Peshorja gënjen në mënyrë që të mos dëmtojë njerëzit e tjerë. Peshoret janë njerëz shumë të dashur që as nuk mund ta imagjinojnë të dëmtojnë dikë. Ata gjithashtu gënjejnë, por për gjëra të vogla në rastet kur mendojnë se është më e mira për të mos treguar një të vërtetë tronditëse. Kjo shenjë e zodiakut nuk dëshiron të japë opinione negative, përshembull mund të thotë se xhaketa që ke veshur është e bukur, edhe pse në të vërtetë nuk medojnë ashtu.

3-Peshqit-Peshqit gënjejnë për të shmangur lidhjen. Këta janë njerëz jashtëzakonisht kompleksë, por gjëja kryesore është se ata e adhurojnë lirinë. Peshqit e urrejnë idenë e lidhjes dhe nëse është e nevojshme, ata do të gënjejnë personin tjetër për ta mbajtur larg dhe për të mos patur angazhime.

4-Akrepi-Akrepat preferojnë “gënjeshtrat e bardha”. Njerëzit e lindur në këtë shenjë janë dramatikë dhe duan të shtojnë një thërrime apo dramë në gjithçka, edhe nëse kjo do të thotë të shtrembërojë të vërtetën. Akrepi e ka të nevojshme të lërë përshtypje tek të tjerët dhe kërkon të jetë në qendër të vëmendjes, kështu që ata përdorin zakonisht të ashtuquajturat gënjeshtra të bardha.

5-Gaforrja-Gaforret janë mjaft krijuese, por ndonjëherë kjo çon në shtrembërimin e së vërtetës. Njerëzit e lindur në këtë shenjë duan të duken interesante, kështu që ndonjëherë u shtojnë disa detaje imagjinare disa historive. Gaforret kanë një nevojë të madhe për tu argëtuar dhe për të lënë përshtypje pozitive tek të tjerët.

6-Ujori-Ujori ka një shpirt dhe mendje aventureske. Ata janë shumë krijues dhe novatorë, por kur mërziten, fillojnë të krijojnë e të trillojnë histori. Njerëzit e lindur në këtë shenjë shpesh përziejnë realitetin me trillimin, duke dëmtuar veten por edhe të tjerët përreth.