1. Mbikritikuese Virgjëreshat njihen si perfeksionistë dhe presin shumë nga vetje dhe njerëzit rreth tyre. Kanë mendje analitike dhe kanë gjithmonë një panoramë të qartë se si duhen bërë gjërat. Nuk mund t’i injorojnë gabimet dhe shpesh mund të jenë gjykuese dhe mbikritikuese.
2. Perfeksioniste Duke qenë një shenjë e tokës Virgjëreshat janë githmonë me dy këmbë në tokë, individë praktikë dhe të organizuar. Janë të njohur për perfeksionizmin e tyre të pamëshirshëm. E kërkojnë perfeksionin në çdo gjë, që nga karriera e deri tek hobet dhe kjo mund t’i bezdisë pak të tjerët.
3. Pesimiste Virgjëreshat janë të prirur të jenë ”negative” në qasjet e tyre ndaj gjërave në përgjithësi. Kur ndihen pak keq, kjo është fundi botës për ta. Pesimizmi i tyre vjen prej natyrës kritikuese të tyre.
4. Skeptike Pikërisht për shkak të vetë-kriticizmit të lartë ata kanë nevojë për dikë që do t’i inkurajonte të mos jenë edhe kaq kritikë me veten. Kanë nevojë për motivim sepse janë të prirura ndaj kriticizmit. Partneri ideal për ta është dikush me qasje pozitive dhe personalitet të lumtur.
5. Merakoset shpesh Këto njerëz janë shumë përkujdesës ndaj të dashurve të tyre, shpesh më shumë seç duhet. Janë të prirur të jenë merakli dhe gërnjarë për shak se kanë frikë nga e panjohura. Duhet të mësojnë se si t’i lënë gjërat të shkojnë në rrjedhën e tyre dhe si të qëndrojnë të qetë e të qetësojnë mendjet e tyre. Sapo ta bëjnë një gjë të tillë, do pushojnë së mbianalizuari situatat.