Kina ka mbyllur një pjesë të njërit prej porteve më të rëndësishëm në botë për shkak të COVID-19, në një kohë kur ndërprerjet në transportin logjistik tashmë po rëndojnë shumë në zinxhirët e furnizimit. Porti i Ningbo-Zhoushan, 250 kilometra në jug të Shangait, është një nga portet kryesore kineze për mallra.
Vitin e kaluar, 1,2 miliardë tonë mallra kaluan përmes portave të këtij porti, i treti më i madh në botë përsa i përket transportit. “Që nga zbulimi të mërkurës i një rasti me COVID-19 midis punonjësve, “aktiviteti u ndal menjëherë dhe zona u mbyll”, tha Jiang Yipeng, një menaxher operacionesh i terminalit Meishan.
Mbyllja e një terminali në portin Ningbo-Zhoushan rrezikon të përkeqësojë më tej situatën e transportit detar, nën presion të rëndë globalisht për shkak të kufizimeve shëndetësore dhe rimëkëmbjes ekonomike, që ka rritur kërkesën për mallra.