Kina nuk regjistroi asnjë rast me Covid-19 për herë të parë që nga korriku. Shpërthimi i fundit i rasteve me Covid u regjistrua me 20 korrik në mesin e punonjësve të aeroportit në qytetin lindor të Nanjing.

Që atëherë, më shumë se 1,200 persona janë infektuar me Covid. Kjo ka detyruar autoritetet lokale të marrin masa të reja për të mbajtur në kontroll pandeminë, përfshirë testimin masiv për miliona persona për të identifikuar dhe izoluar bartësit, si dhe trajtimin e të infektuarve.

Kina ka regjistruar 94,652 raste dhe 4,636 vi k tima që nga fillimi i pandemisë.