Aktori i njohur, Ed Asner, është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare. Lajmi i trishtë u konfirmua nga familja e tij gjatë ditës së djeshme përmes një deklarate. “Na vjen keq të themi se i dashuri ynë vdiq këtë mëngjes në mënyrë paqësore. Fjalët nuk mund të shprehin trishtimin që ndjejmë. Me një puthje në kokë, natën e mirë baba. Ne të duam”, thuhet në deklaratën e familjarëve të tij.
Ed Asner, shtatë herë fitues i “Emmy Awards” e filloi karrierën e tij në teatër. Në vitin 1960, mori rolin e tij të parë në Broadway përballë Jack Lemmon. Ai bëri debutimin e tij në televizion në vitin 1957. Ai pushtoi ekranin me rolin e gazetarit Lou Grant në komedinë e suksesshme “The Mary Tyler Moore Show” dhe më pas në serialin dramë, i cili u bazua në personazhin e tij “Lou Grant”. Në vitin 2009, u bë i njohur për një brez të ri publiku duke luajtur Carl Fredricksen në filmin e animuar “Up”. Ed Asner pati më shumë se 300 paraqitje filmash dhe ishte mjaft aktiv në vitet ’70 dhe ’80. Kohët e fundit, ai mori pjesë në seritë “Cobra Kai”, ku luajti Johnny Laërence, Sid Ëeinberg, “Grace and Frankie” dhe “Dead To Me”.