Kopra zë një vend të rëndësishëm në tryezë për shkak të vetive shëruese, lëndëve ushqyese dhe përfitimet e shumta shëndetësore.

Shërben si një “mburojë” për shëndetin-Kopra është përdorur prej kohësh si një bimë mjekësore për sëmundjet që lidhen me sistemin tretës, endokrin, riprodhues dhe të frymëmarrjes.

Kundër dhimbjeve-Në një hulumtim të fundit, studiuesit shikuan efektin e koprës tek njerëzit që vuanin nga osteoartriti. Pacientët u ndanë në grupe dhe disa morën rastësisht kapsula ekstrakt kopër dhe disa placebo. Grupi që mori kopër tregoi një lehtësim të dhimbjes.

Farërat për tretje më të mirë-Farat e koprës zakonisht përdoren si një lloj erëzash. Në mjerës janë përdorur gjithashtu për të lehtësuar fryrjen dhe gazrat përmes një çaji të bërë nga një lugë çaji me fara dhe ujë të nxehtë.