Klasat e arsimit fillor nga e para deri tek e nënta do të përfitojnë librat falas.
Këtë lajm e ka dhënë ditën e sotme kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se gjithashtu do të përfitojnë edhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta në arsimin e mesëm.
”Këtë vit shkollor përmbushet angazhimi që në arsimin bazë të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 të kenë librat shkollorë falas. Ndërkohë, përfitues të kësaj skeme mbështetëse nga qeveria shqiptare janë edhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë”, shkruan Rama.