Komplimentet dhe lavdërimet janë falas dhe ç’është më e rëndësishmja, na bëjnë të ndihemi mirë kur na i thonë, qofshin familjarë, miq apo partneri. Me fjalë të mira rritet besimi, ndryshon gjendja emocionale dhe bëhemi më pozitivë. Por secila shenjë ka një kompliment për të cilin ndjen pak më shumë se të tjerat, thënë shkurt: E gëzon më shumë.

Ujori-Ujori është i pavarur dhe origjinal. Nëse vërtet e vlerëson faktin se është udhëheqës i mirë, ai ka dëshirë ta dëgjojë se sa mirë e luan këtë rol.

Dashi-Dashi është një shenjë që nuk pushon kurrë, dhe është gjithmonë gati për diçka, kjo do të thotë se arritjet e tij/saj janë të dukshme. Kështu që kushdo që vlerëson dhe e di se çfarë ka arritur, do ishte mirë t’ja vinte në pah.

Gaforrja: Përpiqet të bëjë njeriun e afërt të ndihet i sigurt. Gaforrja e di mirë se tiparet e personalitetit vlerësohen dhe ata që janë pranë, duhet t’i tregojnë se sa shumë po ndihmon dhe po kujdeset.

Bricjapi-Ambicioz dhe i vendosur. Bricjapi punon dhe bën aq sa mundet. Për një bricjap jeta profesionale është jeta personale. Ajo që kanë nevojë të dëgjojnë është se si e ka arritur të gjejë të mesmen e artë mes të dyjave.

Binjakët-Janë miq të mirë dhe të gjithë e vlerësojnë lidhjen e fortë sociale që krijojnë. Kanë aftësi të kujdesen për të gjithë, dhe ajo që e bën të ndihet më mirë është t’i thuash se ka nevojë të pushojë nga lodhja duke u kujdesur për të tjerët.

Luani-Luani kërkon vëmendje, dhe këtë e kërkon me domosdo. Sidoqoftë edhe vetë përpiqet t’i bëjë të tjerët të lumtur dhe mundohet të të japë shembull nga vetja. Nëse luani sheh se po kthehesh në një version të tij, asgjë nuk e bën më të lumtur, edhe nëse nuk ia thua.

Peshorja: Nuk përfshihen në konflikte dhe gjithmonë e gjejnë veten duke u përpjekur të gjejnë zgjidhjen dhe ti bëjë të tjerët të lumtur. Thuaji që po bën gjënë e duhur dhe padyshim që peshorja do lumturohet.

Peshqit: Peshqit janë të dhembshur, krijues dhe intuitivë. Ata janë dëgjuesit më të mirë që njihni. Ata janë emocionalë nga natyra, por ata duan të dinë se zemra e tyre e mirë vlerësohet vërtetë dhe jo vetëm sa për të thënë një fjalë.

Shigjetari Është optimist dhe nuk ka frikë të thotë mendimin. Kërkon gjithmonë të marrë reagim nga të tjerët. Nëse të bën të qeshësh, aq shumë sa mezi merr frymë, mund t’i tregosh në ato momente edhe se sa shumë e vlerëson praninë e tij.

Akrepi Ka diçka misterioze në lidhje me Akrepin, i cili e bën ndërveprimin me atë aq intrigues. Ata duan të dinë nga goja e të tjerëve se janë të suksesshëm, por jo se nuk janë të bindur në mendjen e tyre.

Demi Demi është i sinqertë dhe i besueshëm. Kjo është arsyeja pse nëse vërtet dëshironi të komplimentoni demët, tregojini sa shumë i besoni. Gjithashtu, njerëzit e kësaj shenje të zodiakut duan dhe krenohen me komoditetet materiale.

Virgjëresha Ndërsa Virgjëreshat mund të jenë të afta në shumë gjëra, është mprehtësia dhe analiza në qendër të të gjithave. Kështu që komplimenti më i mirë për ta mund të jetë: Sa e zonja je të lexosh e kuptosh një person!