Në këto orë, shkruan Mundo Deportivo, Leo Messi pritet në Paris për të përfunduar të gjitha formalitetet e nevojshme dhe të nisë aventurën e tij të re te PSG. Prezantimi i së nesërmes në Kullën Eifel është konfirmuar për momentin.
Pasi të jenë përcaktuar çështjet kontraktuale, Pulce do të jetë në gjendje të fillojë trajnimin dhe sipas vlerësimeve do të duhen të paktën dy javë për të arritur një nivel të pranueshëm të formës. Për këtë arsye, parashikimet për debutimin e tij tashmë mund të bëhen: data e duhur mund të jetë e diela 29 gusht, kur PSG do të përballet me Reims.