Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke publikuar me pamjet 3D të Automotoparkut ultromdern të Elbasanit. Ky automotopark të realizohet për herë të parë në vendin tonë e përmes një postimi në ‘Facebook’, Rama shkruan se kjo është një tjetër ëndërr që po bëhet realitet.

“Mirmëngjes dhe me një tjetër ëndërr nga ato që kanë hyrë në rrugën e realizimit, Autoparkun ultramodern të Elbasanit, projektuar në bashkëpunim me FIA-n, nën udhëheqjen e drejtorit të Transportit Rrugor Shqiptar, Blendi Gonxhe, e kujdesin e Presidentit Jean Todt. Ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Automotoparku ultramoderin i Elbasanit do të projektohet në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA). Më 4 gusht është mbajtur takimi zyrtar i prezantimit të projektit mes presidentit të FIA-s, Jean Todt, përfaqësues të tjerë të FIA-s, drejtorit të DPSHTRR, Blendi Gonxhe, kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja dhe Shefja e Urbanistikës e Bashkisë Elbasan Alba Canaj. Ky takim u ndoq edhe nga deputeti i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla.