Federata Gjermane e Futbollit ka lajmëruar se ndeshja e Kupës së Gjermanisë që duhej të luante të premten mes Bremer dhe Bayern është shtyrë për shkak të karantinës së urhdëruar nga autoritetet për klubin vendas.
Federata do të vendosë për një datë të re pasi të ketë folur me të dy klubet. Gjithashtu, edhe shorti për raundin e dytë të kupës do të duhet të shtyhet, duke parë se të dy klubet janë në anët e kundërta të shortit.