Prej 8 ditësh situata epidemiologjike në Kosovë ka shënuar një rritje të ndjeshme të rasteve pozitive, kjo sipas ekspertëve lidhet edhe me faktin që në vend është edhe identifikuar edhe varianti delta. Si rezultat i 3.667 testimeve, në 24 orët e fundit janë regjistruar 110 raste infeksioni me COVID-19, ndërsa 1 person ka humbur jetën.

Instituti i Shëndetësisë Publike bën e dije se 2 qytetarë janë shëruar nga virusi, ndërsa që nga fillimi i pandemisë në vend 105.667 persona kanë arritur ta fitojnë lu ftën me koronavirusin. Numri total i infektimeve ka shkuar 108.623, ndërkohë që ai i vik timave është 2.267 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë. Ndërkaq, numri i rasteve aktive në vend është rritur ndjeshëm, ku përkatësisht në të gjithë vendin numërohen 689 qytetarë me koronavirus.

Në lidhje me numrin e qytetarëve që janë vaksinuar kundër COVID-19, IKSHKP bën me dije se 17.322 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës anti-COVID në 24 orë. Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në muajin mars, 445.650 persona janë vaksinuar gjithsej, ku prej tyre 155.907 i kanë marrë të dyja dozat.