Fjalët e Leonardos të mërkurën për Kylian Mbappen zbuluan shumë gjëra, përfshirë faktin se superylli francez mund të shitet nëse plotësohen kushtet e caktuara. Paris Saint-Germaini i kërkon të paktën 220 milionë euro për ta shitur Mbappen në Real Madrid.
Real Madridi e bëri ofertën e parë zyrtare për 22-vjeçarin të martën, duke i ofruar 160 milionë euro, të cilat iu hodhën poshtë menjëherë nga gjiganti francez. Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, e pranoi se klubi i pagoi më shumë se 160 milionë euro kur e bleu Mbappen nga Monaco para katër vjetëve.
Prandaj, në mënyrë që të përfitojë nga shitja e tij, PSG-ja i do të paktën 220 milionë euro për ta shitur Mbappen këtë verë, sipas të përditshmes franceze La Parisien. Kjo shumë është vetëm dy euro më e vogël se rekordi botëror prej 222 milionë eurove, të cilin e vendosi pikërisht PSG-ja kur e pagoi klauzolën e lirimit të Neymarit në Barcelonë në vitin 2017.