Një prej arsyeve pse gjatë stinës së Verës shumë zona në vend përfshihen nga flakët, është edhe ajo e hapjes së kullotave për bagëtitë. Por sipërfaqe të tëra me pemë digjen edhe për t’i kthyer në troje dhe për të ndërtuar. Kreu i Kadastrës e thotë qartë, ato objekte nuk do të legalizohen. Lame u kujtoi zjarrvënesve se kjo është një vepër e dënueshme.
Destinacioni nuk ndërrohet see dogji bariu. Destinacioni, dhe këtë e them jo thjesht për të shkurajuar marrëzinë e zjarrvënies, por sepse është realisht kështu.
Destinacioni i truallit ka një procedurë juridike, bajagi të komplikuar dhe është mirë që është e komplikuar sepse është një mënyrë për të frenuar abuzimin me tokën. Kushdo ta heqë mendjen se duke djegur truallin ndërron destinacioni i tokës.
Shumë prej zjarreve që ndizen në vend janë të qëllimshme. Për t’i parandaluar, vit pas viti edhe masat e dënimit për autorët janë ashpërsuar.