Temperaturat e larta do të vijojnë të jenë prezente edhe në fillimjavën e ardhshme. Sipas meteorologëve, termometri do të arrijë vlerën maksimale në 39 gradë celsius, ndërsa edhe kjo fundjavë do të mbyllet me karakteristikat e një vere të nxehtë.
“Fundjava mbetet me temperatura të larta ku maximumi mbetet rreth 39°C, ndërsa moti vijon i kthjellët me kalime vranësirash gjatë orëve të mesditës, por jo shi. Përgjithësisht, pjesa e dytë e gushtit mbetet e nxehtë me temperatura 37-38°C , ndërsa 39 do të shënohet vetëm në zona të izoluara.”
Ndërsa 10 ditëshi i fundit i gushtit do të sjellë freskim të motit, e po ashtu prezente do të jenë edhe reshjet e shiut të izoluara përgjatë pjeses lindore te vendit.
“Pritet freskim i motit në datat 18-21 gusht, ku maximumi ngjitet deri 35°C, ndërsa reshjet shfaqen të pakta, të përkohshme dhe vetëm në zona të izoluara.”
Sipas sinoptikanëve, era do të jetë kryesisht e lehtë me forcim të përkohshëm ne mesdite por nuk pritet situatë problematike.