Lidhja e saj e dashurisë me Mevlanin, që përfundoi pa nisur mirë ende, u përfol gjatë në media. Sot Ledjana nuk është më me ish-konkurrentin e “Për’puthen” dhe duket se më në fund ka arritur të gjejë dikë që e bën të lumtur. Së fundmi, ajo ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë të interesuar për ndjenjat e Ledjanës, nëse ka arritur ta gjejë apo jo dashurinë.
“A je beqare?”, e ka pyetur dikush. “Ç’rëndësi ka nëse të tjerëve u thua je beqare apo e lidhur. Me rëndësi është ta duash dikë dhe të bëhet motivi parë për çdo gjë”, është përgjigjur Ledjana. Ndërsa kur dikush e ka pyetur se si ndjehet shpirtërisht, ajo ka treguar hapur se është e dashuruar.
“Ndjehem e dashuruar. Ndjenja të përziera”, është shprehur ajo. Po ashtu Ledjana ka treguar se i mungon dikush që e thërret “bebe”. Me sa duket ajo është e dashuruar kokë e këmbë dhe nuk e dimë nëse do të vendosë në të ardhmen të zbulojë dashurinë e saj.
Kujtojmë se para disa ditësh Ledjana tregoi me bindje se nuk i intereson më Mevlani dhe se kishte hequr dorë përfundimisht prej tij. Ai postoi në Instagram një foto nga shtrati me Aristelën dhe fansat e Ledjanës kërkuan që t’i raportonin llogarinë në Instagram kësaj të fundit. Duke parë këto reagime, Ledjana ju kërkoi ndjekësve të saj me lutje që të mos ofendonin askënd, sepse çdokush është i lirë të bëj çfarë të dojë.
“Do ju lutesha të mos ofendonit askënd nëpër statuse aq më pak fanpage që kanë emrin tim. Nuk kam armiqësi me askënd, secili është i lirë të lidhet dhe të shoqërohet me kë të dojë”, shkroi Ledjana në një postim.