Disi në mënyrë të pashmangshme, , Romelu Lukaku ka dhënë mesazhin lamtumirës për tifozët e Interit pas transferimit të tij në Chelsea për 115 milionë euro, një mesazh që është përshëndetur me tallje nga tifozët zikaltër të cilët e kanë paralajmëruar atë për përvojat e tij jo të mira në Premier Ligë. Belgu kishte premtuar se do të dilte me një deklaratë dhe kjo erdhi këtë mëngjes në Instagramin e tij, me shpresën që tifozët “do ta kuptonin” vendimin e tij për t’u larguar në Chelsea dhe se ai i siguronte ata se “do të mbetej një internist përgjithmonë”.

Tifozët ishin të paimpresionuar nga kjo, kryesisht në atë se mesazhi u shkrua disa ditë pas largimit të tij nga Milani. Disa e kanë akuzuar atë se ka përdorur “shkrimtar fantazmë” për ta nënshkruar këtë deklaratë, të tjerët e kanë akuzuar atë se ai i ka dëshirë paratë, sidomos gjatë kohës së tij në Inter ku skuadra vuante keq nga likuiditeti. “Faleminderit për këto dy vite, por ju është dashur ta shkruani këtë ‘letër” s’e paku një sekond para se Chelsea të zyrtarizonte si lojtarë”, ka shkruar një tifoz.

Një tjetër ka theksuar se ishte një “mesazh që e merrni nga një ‘ish’ kur tashmë ju e keni shlyer numrin e saj nga telefoni”. Duke marrë në konsideratë se ai gjeti formën më të mirë të jetës së tij në Serie A dhe u kritikua shumë për paraqitjet e tij gjatë kohës së tij në Premier Ligë, ka pasur edhe një mesazh paralajmërues për të. “Ne gjithmonë do të jemi Interi edhe pa ty, por tani ne do të shohim a do të jesh Lukaku pa ne”.