Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi vendosi të kalonte një darkë romantike me bashkëshortin e saj, aktorin e dashur truk, Tolgahan Sayisman, por që në fakt nuk shkoi si kishte menduar ajo. Mesa duket, aktori është tejet i angazhuar me punë ndaj dhe telefoni i tij nuk ka pushuar së rëni, gjë që e ka nervozuar Almedën, e cila nuk ka ngurruar aspak dhe ju ka bërë thirrje të gjithëve atyre që kanë punë me të. “Telefoni i tij nuk u ndal përsëri …mjaft ma lini mua. Ky është bashkëshorti im!”, ka shkruar Almeda me shaka në “InstaStory” krahas fotos së aktori me celular në dorë.
Kujtojmë se më 8 qershor, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman u bekuan me një fëmijë të dytë. Në jetën e tyre erdhi një tjetër engjëll, një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Alina, ashtu siç kishin lajmëruar edhe më herët. Lajmin e bukur e dha vetë Tolgahan, i cili shkroi në një postim në rrjete sociale: “Mirë se erdhe në jetë princesha ime. ALINA. Ti na solle gëzim të gjithëve”. Më herët, Almeda ka folur si rrallëherë për fëmijët e saj. Në videon e fundit të publikuar në “YouTube”, bukuroshja shqiptare është ndalur te lindja e Alinës ku ka zbuluar se ka vuajtur më shumë me vajzën sesa me Efehanin.
“Shtatzënia me Efenë ishte e lehtë, por me Alinën jo. Prej pandemisë nuk dilja dot nga shtëpia. Më përzihej, doja të flija gjithë kohën, kisha rrathë të zinj poshtë syve, u shëmtova shumë”, u shpreh Almeda.