“Vaksinohu!” është thirrja e fundit e presidentit francez, Emmanuel Macron, në një video të re të publikuar në median sociale, ku ai ka nisur një apel të përzemërt për francezët për t’u vaksinuar kundër koronavirusit. Në video-mesazhin e dymbëdhjetë social të filmuar në Fort de Bregancon, rezidenca verore e presidentëve francezë me pamje nga Mesdheu, në jug të Francës, Macron i bën thirrje bashkatdhetarët të vaksinohen duke u kujtuar atyre vlerat e qytetarisë, përgjegjësinë dhe mbrojtjen e të tjerëve.
“Së pari dua të falënderoj pronarët e restoranteve, banakierët tanë, kinematë, teatrot dhe festivalet, pasi unë i di përpjekjet që kërkohen prej tyre. Faleminderit secilit prej jush që pranuat këto rregulla kolektive”, shton presidenti.
”Së dyti, kam një mesazh shumë të thjeshtë: vaksinohu, vaksinohu, vaksino. Liria nuk është asgjë nëse infektojmë vëllanë, fqinjin, shokun, të afërmit tanë apo këdo tjetër që ne takojmë. Kjo nuk është më liri, kjo do të thotë papërgjegjësi”, theksoi ai. Mesazhi i Macron pati 49 milionë shikime.