Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme informoi sot mbi masat e reja të vendosura për hyrjen në Malin e Zi, si pasojë e përkeqësimit të situatës së pandemisë. Duke filluar nga data 21 shtator, qytetarët vendas dhe të huaj do të lejohen të hyjnë në Mal të Zi vetëm nëse kanë dokument ku vërtetohet se kanë kryer vaksinën kundër COVID-19.

Po ashtu, sipas njoftimit të MEPJ-së, do të lejohen të hyjnë personat që kanë një test PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë ose që kanë dokument ku vërtetohet se kanë kaluar COVID-19. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme informon se “këto masa nuk do të aplikohen për shtetasit nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Bosnja, Serbia dhe Maqedonia e Veriut”.