Ministria e Jashtme e Malit të Zi në një deklaratë për mediat njoftoi se ky shtet nuk është i detyruar që të pranojë qoftë edhe përkohësisht afganët të cilët ndihmuan forcat aleate.
Mali i Zi ka mbështetur thirrjen e Departamentit Amerikan të Shtetit që të gjithë ata që duan të largohen nga Afganistani të lejohen ta bëjnë këtë, duke përfshirë nevojën që rrugët, aeroportet dhe pikat kufitare të mbeten të hapura.
Ministria e Jashtme malazeze thekson se, si një vend që ishte pjesë e misionit të NATO -s në Afganistan (ISAF dhe Mbështetje e Përcaktuar), Mali i Zi i kushton vëmendje të veçantë situatës, mbështet përpjekjet dhe u bashkohet thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare për të siguruar dalje të sigurt nga vendi për forcat aleate si dhe për banorët e Afganistanit.
Mali i Zi, në këtë fazë, nuk do të pranojë refugjatë afganë siç thuhet në mënyrë arbitrare në disa media, përfundon deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi.