Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u bëri apel sot qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.

Manastirliu theksoi se gjatë muajt gusht qytetarët mbi 18 vjeç mund të paraqiten në qendrën më të afërt të vaksinimit.

“584, 264 qytetarë i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës antikovid, ndërsa prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,366,119 doza vaksine. Gjatë gushtit, të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç mund të paraqiten në qendrën më të afërt të vaksinimit, çdo ditë, nga 08:00-20:00”, tha ajo.