Gushti është muaji i hapur për vaksinimin antiCOVID për çdo qytetar mbi 18 vjeç në qendrat shëndetësore si dhe në pikat e përqëndruara të vaksinimit. Për t’u vaksinuar çdo qytetarë mund të paraqitet vetëm me kartën e identitetit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, Sociale Ogerta Manastirliu u ka bërë sërish apel qytetarëve që të vaksinohen për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
“Një thirrje për çdo qytetar që e ka shtyrë bërjen e vaksinës për një moment të dytë. Vaksinimi nuk pret! Vaksinohu sa më parë në pikën më të afërt të vaksinimit. Mbro shëndetin tënd dhe të njerëzve të dashur. Vaksinohu sot”, apelon Manastirliu.
Prej fillimit të fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë kryer në total 1,238,036 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Prej tyre 545,036 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID. Ndërkaq për të pamundurit njësitë e lëvizshme të vaksinimit vijojnë të jenë kudo në territor për t’ju dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID-19 pa asnjë kufizim.