Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka inspektuar laboratorin e ri të instaluar në Maternitetin ‘’Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.

Manastirliu thotë se tashmë laboratorët me shërbim të standartizuar janë funksionalë në 10 spitale në Shqipëri. Ai thekson që rrjeti i digjitalizuar i 18 laboratorëve në spitalet publike ofrojnë cilësi e siguri më të lartë.

STATUSI NGA OGERTA MANASTIRLIU- ?Me stafin mjekësor në inspektim në laboratorin e ri të Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, i cili i shtohet rrjetit të laboratorëve publikë me standarde ndërkombëtare, duke rritur cilësinë e shërbimit për nënat dhe fëmijët

Laboratorët me shërbim të standartizuar, tashmë janë funksionalë në 10 spitale, ku jo vetëm janë shtuar pajisjet e reja, por është rritur edhe gama e analizave. Rrjet i digjitalizuar i 18 laboratorëve në spitalet publike do të ofrojnë cilësi dhe siguri më të lartë shërbimi për qytetarët.