Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, këtë të martë në një konferencë për mediat ka konfirmuar lajmin se është dëbuar edhe një diplomat rus nga vendi.

Megjithatë ai nuk dha informacione tjera në lidhje me këtë çështje.

“Pasi informacioni është i karakterit të besueshëm, nuk mund të hyj në detaje, megjithatë MPJ kur do të merr dokumente dhe informacione të konfirmuara për sjelljen e diplomatëve të huaj që janë në kundërshtim me parimet e Konventës së Vjenës do të merr masa për mbrojtjen e sigurisë kombëtare. Kështu që informacioni i për dëbimin e një diplomati rus është i saktë”, tha Osmani.

Ndryshe, në maj të këtij viti Maqedonia e Veriut e shpalli person të padëshiruar një diplomat të Ambasadës së Rusisë në Shkup.

Ndërkohë kujtojmë se Rusia atëherë reagoi me masa reciproke, duke dëbuar një diplomat të RMV-së të punësuar në Ambasadën e Moskës.