Marka luksoze e modës në Paris, Balenciaga, i ka surprizuar të gjithë me ofertën e fundit. Ajo ka lancuar një bluzë të thurur dhe e mbuluar me vrima, e cila kushton mbi 1.5 mijë euro. Bluza është me ngjyrë blu dhe të bardhë, edhe aktualisht është shitur plotësisht në Mbretërinë e Bashkuar. Materiali i saj është 100 për qind poliestër dhe ka vrima në gjoks, krahë, shpinë dhe fund.
Farfetch, e cila shet bluzën në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan në përshkrim: “Balenciaga kurrë nuk ka pasur frikë të shtyjë kufijtë sa i përket dizajnit. Kjo bluzë me logo të qëndisur nga marka e themeluar spanjolle ofron pamje të gjithçkaje që është veshur poshtë si rezultat i detajeve të grisura dhe skajeve të prishura”.