Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë me dije pak më parë, përmes një postimi në Facebook, të gjitha kushtet që duhen plotësuar nga të gjitha udhëtarët që shkojnë drejt Greqisë. Përveç kushteve të mëparshme, si PLF apo test PCR dhe test COVID autoritetet greke kanë bërë me dije se të gjithë ata që shkojnë drejt shtetit helen do t’i nënshtrohen edhe një rapid test në kufi.
Njoftimi i plotë i bërë në Facebook nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme:
*‼️ Ministria për Evropën dhe e Jashtme, njofton se në bazë të VKM-së së fundit miratuar nga qeveria greke, nr. 49351, datë 04.08.2021, publikuar më 05.08.2021, të gjithë shtetasit që udhëtojnë drejt Greqisë, përfshirë dhe ata shqiptarë, i nënshtrohen testimit laboratorik me metodën PCR ose testit të shpejtë (rapid).