Presidenti i Paris Saint Germain, Al Khelaifi, ka folur sot për BeIN në lidhje me merkaton e skuadrës pariziene. Ai ka rrëfyer disa të fshehta e të vërteta në lidhje me Kylian Mbappe dhe Cristiano Ronaldo.

“Mbappe te Real Madrid? Gjithçka mund të ndodhë, por ne kemi një pozicion të qartë në këtë çështje. Ne jemi të gatshëm ta lëmë lojtarin, por kemi kushtet tona, kryesisht ato financiare, që nuk tolerojmë”, tha Al Khelaifi.

Mësohet se ai ka kërkuar 200 milionë euro për sulmuesin francez, ndërkohë që Real Madrid ka rritur ofertën në 170 milionë euro, plus bonuese të ndryshme.

Duke folur për një tjetër emër të bujshëm të orëve të fundit në merkato, Cristiano Ronaldo, presidenti i PSG-së, sqaron: “Nuk kemi diskutuar me Ronaldo për transferimin e tij te PSG. Nuk e di se çfarë do të ndodhë me atë, por me Juventus nuk kemi biseduar”.

Një tjetër sulmues që po shkëlqen në Europë është Erling Haaland, që luan me Borusia Dortmund në Gjermani. “Kemi takuar Mino Raiola, agjentin e tij, por thjesht për një informacion dhe asgjë konkrete. Ne interesohemi për më të mirët dhe Haaland është një kampion”, tha presidenti i PSG-së.