Përgjatë gjysmës së parë të këtij viti mbi 120 mijë pacientë u trajtuan në spitalet publike. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor bën të ditur se janë gjithsej 120.564 pacientë që kanë marrë trajtim në spitalet publike 6 muajt e parë të 2021-shit.
“Mbi 74 mijë pacientë u trajtuan në spitalet universitare, 36.209 pacientë në spitalet rajonale dhe 9880 pacientë në spitalet bashkiake”, bën të ditur Fondi. Sipas FSDKSH-së, pavarësisht kushteve të krijuara për shkak të pandemisë u arrit të ofrohej shërbim cilësor dhe staf i specializuar në të gjitha spitalet publike.